Humbja e sotme ndaj Tiranës 2-1 ka rikthyer kritikat sërish te Kukësi. Pas sfidës, tifozët kanë ”piketuar” trajnerin Duro si fajtorin kryesor për atë që ndodhi sonte.

Duke ia faturuar atij, nuk ka munguar revolta. Kishte edhe nga ata që kërkonin dorëheqjen e teknikut. Fjalët si ”i lodhur” apo ”i madhërishëm” janë vetëm disa nga etiketimet drejtuar Duros.

Jo vetëm kaq, pasi nuk shpëton dot as Gavazaj ku një tifoz shprehet se ai nuk ka përgatitje fizike. Gjithsesi, duhet thënë që një humbje e tillë dhemb shumë e ndoshta fjalët nuk janë ato që duhen shikuar për momentin./newsport/