Përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur pikërisht sot dhe ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë është parë në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” teksa ka filluar me përgatitjen fizike të sportistëve.

Të pranishëm në këtë seancë të parë nën drejtimin e dyshes së trajnerëve Bilali- Berdica përveç basketbollistëve shkodranë ka qenë edhe një tjetër. Bëhet fjalë për Julian Hamatin.

Në fakt ai është një emër i njohur për sportdashësit shkodranë sepse ka qenë edhe më përpara pjesë e këtij ekipi dhe tashmë është rikthyer sërish.

Duket se ka qenë kërkesa e trajnerit Bilali për ta patur në skuadër dhe menjëherë presidenti Xhaferi ia ka bërë realitet atë duke e sjellë sërish Hamatin në Shkodër.

Ashtu si dhe Daniel Lekndreaj, janë dy elementë shumë të rëndësishëm për Vllazninë e sezonit të ri i cili pritet të fillojë në nëntor, gjithnjë nëse nuk ka përkeqeësim të situatës së pandemisë.
www.shkodrasport.com