Ekipi i Dinamos në Kategorinë e Parë ka fituar ditën e djeshme në shifrat 1-3 në javën e gjashtë të kampionatit në ndeshjen e rradhës. Blutë e kryeqytetit kanë mundur skuadrën e Apolonisë dhe tashmë ndodhen në krye të renditjes me 14-pikë.

Ndërkohë, protagonist në këtë ndeshje ka qenë edhe mesfushori koplikas, Ersil Ymeraj. 28-vjeçari ka shënuar golin e shifrave provizore 1-2 për Dinamon. Kështu, përveç lojës shumë të mirë që Ymeraj ka zhvilluar, ai ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Ky është goli i tretë në kampionat për futbollistin koplikas. Ersil Ymeraj është shndërruar në futbollistët bazë të formacionit të Dinamos, që tashmë siç dihet është në garën për t’u ringjitur edhe njëherë në Superiore, pas një sezoni të kaluar shumë të dobët.

Ai ka spikatur edhe sezonin e kaluar tek ekipi i Erzenit duke e ndihmuar te ngjitej ne Superlige, e per kete arsye ka qene trajneri Nevil Dede e kerkoi me ngulm edhe tek Dinamo dhe Ymeraj e ndoqi trajnerin e tij edhe aty dhe sebashku do te tentojne ta ngjisin edhe kete ekip ne Superlige.
Maringlen ZHIVANI