Mundësi i njohur shkodran Tonin Dema është nderuar pak kohë më parë nga Këshilli Bashkisë Shkodër me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Një titull ky i dhënë për kontributin e madh në sportin e mundjes dhe sukseset e arritura prej tij por edhe për kontributin disavjeçar tek sporti i boksit. Dema ka qenë një nga boksierët më të mirë të Shqipërisë në vitet ’70 duke arritur të shpallet 5 herë kampion i vendit si individ ndërkohë që ka edhe 14 trofe të fituar si pjesë e ekipit të Vllaznisë së atyre viteve. Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Megjithatë me akordimin e “Mirënjohjes së Qytetit” duket se plotësohet edhe më shumë figura e këtij sportisti të talentuar të klubit Vllaznia. Me rastin e dhënies së këtij titulli, vetë mjeshtri ka vendosur që të organizojë një banket për shokët dhe miqtë e tij si shpërblim i mbështetjes që ata i kanë dhënë në vite. Në këtë ambjent festiv do të jepet edhe titulli në fjalë nga përfaqëuesit e Bashkisë Shkodër. Ceremonia do të zhvillohet mesditën e së mërkurës në një nga ambjentet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com