Partizani duket i vonuar për sa i përket konfigurimit të ekipit me përforcimet që i duhen stafit teknik. Por duke u bazuar te tradita, kjo situatë mbase duket normale për klubin e kuq.

Nëse bazohemi te merkatot e viteve të fundit, Partizani në shumicën e rasteve i ka kryer goditjet në limitet e merkatos.

Madje, ka ndodhur që ekipi ka ikur për fazë përgatitore me gjysmë ekipi dhe stafit i janë vënë në dispozicion përforcimet pasi janë kthyer nga faza.

Gjasat janë që kjo traditë të trashëgohet edhe në merkaton e kësaj vere, ku trajneri Daja do t’i ketë përforcimet pak para fillimit të kampionatit.

Kështu që pjesa e parë kampionatit pritet të shërbejë si fazë ambientimi për përforcimet e mundshme.