Kampionati shqiptar i futbollit mbetet i pasigurtë për trajnerët. Në një analizë të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, Superiorja lë pas në zonën Europiane vetëm Ligën e Parë të  Malit të Zi, Premier League e Kazakistanit dhe Super League e Serbisë.

Një trajner në Shqipëri qëndron në detyrë mesatarisht 213 ditë dhe asnjë nuk i kalon 2 vite me të njëjtin ekip.

Deri më tani janë ndryshuar 9 trajnerë në Superiore, ku vetëm Tirana dhe Kukësi po vijojnë sezonin me ata që patën në nisje të kampionatit.

Dinamo largoi 2 teknikë prej fillimit, Bledi Shkëmbin dhe Bledar Devollin. Në zonën Europiane kampionati që mban trajnerët më gjatë është Irlanda e Veriut, mesatarisht 1563 ditë, e ndjekur nga Uellsi me 1348 dhe Azerbajxhani me 1069.