Veleciku morì barazimin 1-1 me miqesoren e sotme kunder Beselidhjen, luajtur ne stadiumin e Lezhes, por duhet thene se ka qene me prane fitores me rastet e krijuara. Vetem ne pjesen e pare, ne minutat 13 dhe 40-te, Rragami duhej te kishte shenuar per kete skuader, pa permendur edhe rastet e tjera.
Nderkohe duhet thene se ne pjesen e dyte koplikasit kane aktivizuar edhe disa lojtare te rinj te cilet konsiderohen e ardhmja e kesaj skuadre. Mjafton ketu te permendim Redan Ndreca 16 vjeç, i cili u dallua per nje loje cilesore megjithe terrenin e renduar te stadiumit. Te njejten gje bene edhe shoket e tij, Elidon Rustemi po 16 vjeç si dhe Luis Hysaj 17 vjeç.
Pas takimit ne takuam trajnerin Dritan Smajli per t’i marre nje mendim ne lidhje me kete ndeshje miqesore. Lezhjani i njohur qe kete sezon drejton Veleçikun, u shpreh ne kete menyre:
“Ky takim na vlejti te dy paleve, pasi jemi ne prag te fillimit te fazes se dyte te kampionatit. Nuk me intereson rezultati. Duam te krijojme idene e formacionit stabel me te cilin do te luajme ne ndeshjet e ardhshme. Jane larguar disa lojtare, por nuk perben ndonje problem per ne. I kemi marre masat e duhura.
Provuam tre lojtare te rinj te cilet bene nje prezantim te mire, megjithese terreni ishte i renduar. Shpresoj qe lojtaret te cilet kane probleme fizike te kthehen ne formen e duhur, siç ishte Shekaj i cili luajti mjaft mire kur hyri ne loje duke dhene dy asist qe nuk u shfrytezuan nga shoket. Une shpresoj dhe besoj tek ekipi qe stervis”.
Engjell GJOLAJ