Laçi kete sezon i ka kushtuar nje vemendje te madhe elementit te ri dhe jo vetem tek ekipi i pare por edhe tek ekipi U19. Me kete te fundit ka nisur nje bashkepunim me Akademine “Djelmnia shkodrane” fale marreveshjes me presidentin e saj Benardin Kulla.

Me ekipin U19 te Laçit sivjet luajne edhe 7 futbolliste shkodrane nderkohe qe trajner eshte Arber Shytani. Nder elementet me te spikatur padyshim qe deri tani jane mbrojtesi Argent Delaj, mesfushori Ermal Doçaj dhe sulmuesi anesor Gerison Zhuri.

Ata jane njekohesisht tashme edhe zyrtarisht pjese e agjensise “SBF Football Agency” e cila beson shume ne aftesite e tyre. Jane tre futbolliste qe premtojne per te ardhmen. Dy prej tyre jane te datelindjes 2006, pra 17 vjeçare, por po luajne me ekipin U19 te Laçit, ndersa tjetri- Delaj, eshte i datelindjes 2007 dhe eshte titullar i vazhdueshem me kete ekip.

Sipas informacioneve te “Shkodra Sport”, ky i fundit po shikohet me sy shume te mire edhe nga drejtuesit e klubit te Laçit dhe me shume mundesi shume shpejt do te bashkohet ne stervitje edhe me ekipin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/