Shtohet numri i futbollistëve të huaj në provë tek Vllaznia. Pas brazilianit me pasaportë portugeze Jefferson Santana që stërvitet prej disa ditësh me kuqeblutë, në stërvitjen e pasdites kanë qenë të pranishëme dhe tre futbollistë të tjerë të huaj.

Ende nuk ka një informacion të saktë në lidhje me emrat e tyre dhe pozicionet ku luajnë megjithatë duket se përpjekjet po bëhen për të gjetur lojtarë për qendrën e mbrojtjes dhe për sulmin.

Pas pak minutash me shumë mundësi do të publikojmë edhe emrat e lojtarëve që kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme të Vllaznisë dhe që do të synojnë të bindin trajnerin Lika për të qëndruar në Shkodër.

Me shume mundesi, te tre keta lojtare do te qendrojne edhe disa dite te tjera ne prove dhe me pas do te merret nje vendim per secilin prej tyre.
© shkodrasport.com