Ndeshjet e përfaqësueses shqiptare të futbollit treguan edhe një herë se Elseid Hysaj është kthyer në formën e tij më të mirë dhe se me të drejtë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që janë të gatshëm të sigurojnë shërbimet e tij. Kontrata e lojtarit me Napolin mbyllet më 30 qershor dhe palët po shkojnë drejt një lamtumire, por futbollisti duket i pavendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Maqedonia e Veriut cakton premio të majmë për lojtarët për çdo pikë në EuropianAlarm në Serinë A, kombëtaret kanë kthyer makthin e COVID-19Dy fitoret nuk mjaftojnë, Shqipëria bie përsëri në FIFA. Edhe Kosova vazhdon rënienDanimarka, çudia më e madhe e kualifikueseve.

Hysaj kërkon një vend të sigurt në formacion, kudo që të vazhdojë karrierën e tij dhe kjo është ajo që vonon akordin me çdo skuadër. Tre ekipet e interesuara për të, me të cilat ka patur bisedime paraprake janë Roma, Lacio dhe Miani, të tre skuadra shumë prestigjioze.

Por sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Hysaj nuk ka shfaqur ende asnjë preferencë personale dhe nuk ka shtyrë për të avancuar bisedimet me asnjë prej klubeve. Ai ka vendosur që të mbyllë këtë edicion me Napolin dhe pastaj të vendosë më me qetësi, duke qenë i ndërgjegjshëm se cilado prej alternativave është mjaft cilësore.

Raportohet gjithashtu se ai do të preferonte që klubi i ri ta aktivizonte në krahun e djathtë të mbrojtjes e jo në të majtin, siç po ndodh aktualisht te Napoli, për të dhënë më të mirën e tij dhe nuk i ka mbyllur dyert as një eksperience jashtë Italisë, ndonëse Seria A mbetet një prioritet për të. /vipsport/