Vllaznia femra ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat dhe vijon te kryesoje e vetme renditjen pas javes se tete te kampionatit dhe ecen e sigurte drejt titullit te shtate kampion rradhazi.

Vajzat kuqeblu kane luajtur sot ne Kamez ndaj ekipit te Kinostudios dhe ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati i pater 4-0. Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene e njohura Megi Doçi e cila ka shenuar tre gola ne kete ndeshje.

Te parin e ka shenuar qe ne minuten e 20-te dhe pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur vetem me kete gol. Ekipi vendas eshte munduar te rezistoje megjithate Doçi do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 67-te.

Po kjo lojtare do te shenonte edhe te tretin ne minuten e 82-te nderkohe qe te katertin dhe te fundit e kesaj ndeshje e ka shenuar mbrojtesja Arbiona Bajraktari. Perfundimisht 4-0 per Vllaznine.

Me kete fitore ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve pas 8 ndeshjesh te luajtura duke qene kesisoj plot 5 pike larg Apolonise dhe Juban Danjes, dy skuadrave qe ndajne vendin e dyte dhe te trete te renditjes.

Perveç faktit qe Vllaznia ka vetem fitore, interesant eshte edhe golaverazhi i saj i deritanishem. Ekipi kuqeblu ka shenuar plot 66 gola ne 8 ndeshjet e deritanishme por ajo çka eshte me interesantja, nuk ka pesuar asnje gol.
www.shkodrasport.com