Vetëm pak ditë më parë, arbitrja braziliane Fernanda Kolombo, ishte protagoniste ku në një ndeshje miqësore, gjesti i saj u bë viral në rrjetet sociale.

Ajo thirri një lojtar, dhe teksa futi dorën në xhepin e saj sikur do e ndëshkonte me karton, nxori një letër për të fshirë djersën nga balli, gjë që shkaktoi të qeshura në fushë, por edhe në rrjetet sociale.

Por, 30-vjeçarja ka denoncuar diçka të pazakontë ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Instagram, arbitrja Kolombo shprehet se ka marrë një e-mail që e fton atë të bëhet “eskortë”, dhe të shkojë me klientë, për një shifër të cilën ajo thotë se është 7 mijë, por nuk e specifikon nëse janë dollarë, euro apo një valutë tjetër.

1561970944_166517_1561971726_noticia_normal

 

Arbitrja e cila ka studiuar për Edukim Fizik, postoi një foto të propozimit që i kishte ardhur dhe shkruan: “Sapo më ka ardhur ky e-mail që më bën një propozim aspak moral, dhe po më bën të ndihem si plehrë. Dua të bëj vetëm punën që dashuroj. Futbolli dhe gazetaria, kështu që i ftoj të gjithë të respektojnë rrugën që kam zgjedhur për jetën time”.

 

1561970944_166517_1561971396_sumario_grande

fernanda kolombo