Egnatia ka bërë lëvizjen e radhës për të përforcuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi rrogozhinas, ashtu siç bëri të ditur “Panorama Sport”, ka prezantuar sulmuesin Redi Kasa.
Futbollisti ka lindur në Itali dhe ka qenë pjesë e akademisë së Parmës, teksa në vitet e fundit ka luajtur në kampionatin bullgar me skuadrat e Septemvri Sofje dhe Tsarsko Solo. Futbollisti luan në krahët e sulmit dhe shihet si një element që mund të ndihmojë ekipin për hapin cilësor.
Ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuar marrëveshjen me një postim në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen lojtarit i cili ka firmosur deri në vitin 2025.
Por nderkohe, nga rrogozhinasit siç eshte bere e ditur sot eshte larguar sulmuesi tjeter Ilir Camaj. Padyshim qe te gjitha keto levizje duket se jane iniciuar nga trajneri Duro i cili eshte njeriu qe tashme po merret edhe me merkaton tek Egnatia.