Performanca e shkelqyer me Vllaznine ne keto sezonet e fundit ka bere qe Erdenis Gurishta te “fitoje pike” dhe gjate vitit qe lame pas ka provuar te veshe per here te pare edhe fanellen e kombetares. Jo vetem kaq, por mbreme ai eshte perzgjedhur per te dytin vit me rradhe edhe si pjese e “Formacionit me te mire te vitit”.

Kjo ka bere qe vete kapiteni i Vllaznise te ndihet vertete i lumtur dhe i kenaqur per kete perzgjedhje. Nje gje te tille e ka bere te ditur edhe ne nje prononcim te dhene mbremjen e sotme per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Jam shum i kenaqur padiskutim kur merr nje vleresim te tille nga FSHF. Mundi dhe djersa e gjithe vitit shperblehet dhe i falenderoj te gjithe ata qe kane perzgjedh emrin tim ne formacionin e vitit. Ky ishte viti i dyte rradhazi qe zgjidhem ne formacionin e vitit edhe pse kete here ishte nje ceremoni ma e madhe se ajo e vitit te kaluar sepse ishin te ftuar shum personazhe te futbollit”.


– Ky trofe, nje nxitje per te bere me te miren per Vllaznine serish?

Sigurisht qe eshte motivim qe te vazhdoj te bej me te miren dhe mundesisht te rris perfomancen time çdo dite e ma shume.


– Deri ku shkon Vllaznia e sivjetme?

I sigurte dhe i bindur qe Vllaznia e sivjetshme i ka te gjitha mundesite per te luftuar si ne kampionat ashtu edhe ne kupe. Koha do e tregoje realisht se ku do te shkoje Vllaznia.

– Megjithate shume oshilacione. U ka ardhuar fundi atyre duke filluar nga Erzeni?

Duhet ta vleresojme Erzenin sepse ka ekip te mire dhe ka zhvilluar ndeshje te bukura por ne duhet te rikthehemi tek fitorja dhe besoj shume per kete gje. Duhet te vazhdojme te luftojme dhe te besojme tek forcat tona sepse gjithesecili lojtar ka cilesi dhe kualitet./SHKODRA-SPORT.COM/