Rubin Hebaj u transferua në këtë merkato dimri në Uzbekistan në ekipin e Andijon. Sulmuesi shkodran u largua pas një performance pozitive me skuadrën e Teutës. Së fundmi, ai është rikthyer sërish në Shqipëri.
Është fizioterapisti i Vllaznisë, Ilirian Haxhaja që ka treguar se shtatlarti i fazës ofensive ka përfunduar në klinikën e tij. Siç duket Hebaj po kërkon të jetë në formë optimale duke u kujdesur për gjithçka para nisjes së aventurës së tij në Uzbekistan.
Kujtojmë që në Shqipëri u aktivizua në 15 ndeshje me Teutën duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 asiste. Hebaj ka firmosur tashme ne Uzbekistan me ekipin FK Andijan dhe eshte stervitur me te disa dite ne Antalia te Turqise ku ekipi ka qene duke zhvilluar fazen pergatitore.
Tashme ajo ka perfunduar dhe lojtaret jane lene pak dite pushim e si rrjedhoje Hebaj ka udhetuar drejt Shqiperise ku gjithesi ne menyre individuale po i kushton rendesi pergatitjeve per te qene sa me gati per skuadren e tij te re, ne kampionatin qe nis ne fillimin e muajit mars./SHKODRA-SPORT.COM/