Xhavit Kacorri nuk do të jetë më drejtori sportiv i Memaliajt. I ndodhur nën presion nga pushteti vendor prej dy muajsh pasi ishte delagat në FSHF, Kacorri ka vendosur të largohet përfundimisht nga skuadra memaliote.

Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë, teksa zbulohet se lojtarët dhe stafi kanë nga dy muaj pa u paguar, kjo si shenjë hakmarrje pasi drejtori Kacorri ishte delegat në FSHF.

Memeliaj militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani pozicionohet në vendin e 9-të me 13 pikë, por deri në fund të sezonit rrezikon rënien pasi Naftëtari i vendit të fundit është vetëm 3 pikë larg.

Postimi i Memaliajt:

DEKLARATE

Drejtori Sportiv Xhevit Kacorri

I ndodhur nen presionin “politik” prej dy muajsh nga pushteti vendor, si dhe te këshillit bashkiak (te emeruar) i cili nderpreu buxhetin e klubit si”hakmarrje” pse ai ishte delegat ne FSHF, Sot ai deklaroi largimin e tij nga FK MEMALIAJ pasi ne kete mes kampionati, drejtues, punonjës dhe lojtaret kane mese dy muaj pa u paguar asnje qindarkë per 2022.

Ne keto kushte “perndjekje” (si Kisha dikur mesuesit e gjuhes Shqipe) eshte e pa mundur te punoj e te kryej detyrën ne sherbim te futbollit, por duke e lene skuadren ne pozita te mira ne klasifikim.. (vendi 9). Jam krenar per punën dhe skuadren qe ngrita dhe respekt per te gjithe sportdashësit Memaliote dhe turp për “politikën” vendore, të cilët janë “kalimtare” e nuk mund të zhbëjnë futbollin dhe historinë e këtij klubi 74 vjecare” perfundoi ai.