Dinamo u mposht 0-1 nga Kastrioti për javën e 28 në Superligë. Sfida e “Elbasan Arena” u vendos nga goli i Adolf Selmanit në minutën e 69, duke zhytur më shumë Blutë në fundin e klasifikimit.

Tanimë Dinamo mban vendin e parafundit me 23 pikë, ndërsa me 34 pikë Kastrioti ngjitet në vendin e gjashtë. Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli.

“Mendoj se në këto ndeshje jemi paraqitur mirë, vetëm me Egnatian jo. Sot na mungoi goli. Kemi ndërruar skemë për të kaluar ekipin në sulm por nuk ishim në nivel për të shënuar, më mirë ishim në mbrojtje.

Një gjysmë gjuajtje në portën kundërshtare do shënohej goli. Komplimete kundërshtarëve sepse nuk vodhën asgjë.

Golin e shënoi Kastrioti apo gabimet e Dinamos? Ky është defekti jonë i madh, gabimet tona janë shfrytëzuar dhe i janë falur golat kundërshtarëve. Mund të pësosh por jo t’ia falësh golat kundërshtarëve.

Mbiejetesa – Nuk është asgjë e mbyllur. Derisa matematika na lejon, djemtë do bejnë më të mirën. Nuk them dot se lojtarët nuk luajtën, bënë ndeshje të mirë. Eshtë një periudhë që merr pas. Kemi detyrë të besojmë sepse kemi respekt për tifozët dhe drejtuesit”, tha Vanoli.