Pas fitores 0-1 ndaj Dinamos, trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, ku theksoi se skuadra krutane ende nuk ka siguruar asgjë dhe tashmë do të kërkojnë të shmangin Play-Off-in, ndërkohë që falenderoi lojtarët që ia dolën të shfaqnin në fushë të gjithë ato që kishin punuar gjatë javës.

“I kam kërkuar të jetë gjithnjë në ekuilibër, i kishim studiuar mirë lojtarët e dinamos. Edhe ata luajtën mirë, por nuk ishin agresivë në metrat e fundit dhe kjo edhe për meritë tonën. Në zonë jemi të fortë me Selmanin dhe Didën dhe gjithçka që përgatitëm doli, pastaj është edhe fati se ndeshja ndryshon nga momenti në moment. E menaxhuam, ishim në ekuilibër dhe falë Zotit ia dolëm.

Pranë mbijetesës, e keni siguruar? “Nuk kemi siguruar asgjë, kemi një kundërshtar me lojtar dhe trajnerë të mirë si Egnatia. Duhet të shmangim Play-Off, do të bëhet një garë e bukur dhe e fortë”.

Nëse do kishte më shumë ndeshje, do ndryshonin objektivat për më shumë? “Të qëndrojmë me këmbë në tokë, këta çunat në javët e para kanë qenë të ofenduar nga rezultate. Jo nga persona të veçantë, por nga ajo që puk po arrinin, gjeta çuna të inatosur dhe kjo më ndihmoi.

Si e ndryshove ekipin? Iu them se duhet të dimë të sillemi dhe të ndajmë punën, kanë bërë shumë mirë. Janë treguar profesionistë dhe jashtë pune jemi miq e flasim përe çdo problem. Ka qenë shumë e rëndësishme kjo pjesë, kemi punuar shumë. Kemi bërë analiza profesionale dhe jam i kënaqur. Është edhe fat kur të ndjekin lojtarët”.

Qetësia? “E kishim përgatitur që ritmin ta komandonim ne, në momentin që kishim topin të kishim qarkullim. E dinim se kanë lojtarë të mirë që vertikalizojnë, është punë e madhe e këtyre çunave. I nxorëm lojtarët në shi dhe breshër dhe më pas i çova për të pirë diçka”.

Arsyeja e dhomave të zhveshjes, apo vetëm për fitoren? “Çunat vendosën të më bënin një surprizë, më lagën me ujë këto gjëra.