Pavarësisht se nuk ka fituar, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me paraqitjen e skuadrës së tij. Ai e ka konsideruar këtë ndeshje, më të mirën e kësaj skuadre që kur ai është trajner i saj. Ja si është shprehur ai në konferencën për shtyp të pasndeshjes: “Një barazim i merituar për Vllazninë. Vllaznia ka dhe tre ndeshje me lujt janë 9 pikë në lojë. Skuadra tregoi karakter, disiplinë dhe që ka brum dhe kualitete të mjaftueshme për të konkuruar në këtë Kupë. Është një ndeshje më e mirë që ka patur Vllaznia. Shërben shumë për moralin e ekipit. Luanim kundër një kundërshtari më të fuqishëm të kampionatit shqiptar. Krijuam raste, krijuam volum, nuk shënuam por ky është futbolli. Hajdari më i mirë në fushë mund të thoni ju.

Për mua ishin 11-të lojtarë. Hajdari është pjesë e skuadrës. Siç është Hajdari që sakrifikon kërkoj që të sakrifikojnë çdo futbollist. Nuk ka tek Vllaznia lojtarë të veçantë pork a kolektivitiet dhe kërkoj që të arrijmë atë përsonalitet që meritojmë. Vllaznia e Shkodrës që bëri tre ndërrime me lojtarë me një eksperiencë jo jo të madhe në kampionatin shqiptar. Sigurisht që duhej të shfrytëzonim ato raste të krijuara. Ky është futbolli, këto djem kanë me mësu, do të mësojnë dhe nga këto gabime. Shpresojmë që të rriten si lojtarë”.

www.shkodrasport.com

Vllaznia para ndeshjes se sotme me Skenderbeun.

Foto: Gjon Gjeka