U mendua se do te ishte Florind Bardulla lojtari i fundit qe do te hidhte firme te Veleçiku, por ne fakt nuk rezulton te jete keshtu. Drejtuesit e klubit koplikas kane arritur akordin edhe me nje tjeter futbollist.

Behet fjale per sulmuesin Ditmir Ujkaj. Ai ka disa kohe qe perflitet per nje rikthim te mundshem tek kjo skuader dhe tashme eshte bere realitet me hedhjen e firmes ne kontrate. Çka do te thote se per sezonin e ardhshem 25 vjeçari do te jete pjese e Veleçikut.

Ne kete menyre tashme Ujkaj eshte vene ne dispozicion te trajnerit Smajli dhe sebashku me Arenc Dibren, Brilant Hasajn dhe ndonje tjeter, do te kene per detyre qe te shenojne golat e duhur per kete skuader.

Veleçiku synon te jete nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion te kategorise se dyte per kete sezon dhe ngjitjen ne te paren, por nuk do ta kete te lehte. Ekipe si Vora apo ndonje tjeter kane investuar shume per te marre lojtare cilesore dhe prandaj parashikohet nje gare e forte.

Ne kete gare koplikasve u duhen sa me shume lojtare cilesore dhe Ujkaj mund te jete njeri prej tyre i cili me shpejtesine dhe saktesine para porte, mund te kthehet ne nje problem per te gjithe ekipet kundershtare./SHKODRA-SPORT.COM/