Ndonese sot duhej te kishte filluar kampionati i kategorise se pare, te Veleçiku gjerat duket nuk po shkojne ne menyren e duhur. Skuadra ende nuk eshte plotesuar me lojtaret e duhur dhe kjo ka shqetesuar stafin teknik.

Me se shumti ajo ka nevoje per perforcime cilesore ne mesfushe dhe sulm dhe per koiçidence, afrimi me cilesor tek koplikasit duket se do te jete ai i portierit Samet Bajri.

Pas nderprerjes se kontrates me Beselidhjen, ai eshte vene ne kerkim te nje ekipi tjeter dhe kohet e fundit ka qene ne stervitje me ekipin e Lushnjes por nuk ka arritur te firmose kontrate sepse nuk ka rene dakord me drejtuesit.

Ne keto rrethana, 22 vjeçari eshte bashkuar me ekipin e Veleçikut dhe madje sot ka luajtur per disa minuta ne miqesoren ndaj ekipit Vllaznia U21.

Ende nuk eshte e qarte nese do te firmose apo jo, por nese ndodh, atehere porta e Veleçikut me te vertete do te blindohej. Siç dihet pjese e kesaj skuadre jane dhe dy portieret e tjere, Zamir Vjerdha dhe Redi Lopçi.

Veleçiku ne miqesoren e sotme ndaj Vllaznia U21 te cilen e humbi me rezultatin 1-2, luajti me kete formacion: Lopçi, Kaçaj, Çokaj, Balaj, Banushi, Bega, Pelinku, Zara, Kutureli, D. Ujkaj dhe Hasaj.