Armando Broja ka shënuar golin e parë me fanellën e Viteses në kampionatin holandez. Sulmuesi i Kombëtares, u hodh nga stoli në sfidën e sotme ndaj Sparta Roterdan, teksa 16 minuta i mjaftuan për të tundur rrugën e rrjetës.

20-vjeçari zuri vendin e Darfalu, në minutën e 66-të, kur ndeshja ishte 1-0, teksa në 82 tundi dyfishoi shifrat duke siguruar triumfin e skuadrës së tij.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e dytë në kampionat e Viteses, teksa shqiptari në të dyja sfidat është hedhur në fushë nga stoli, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Lojtari me origjine nga Malesia e Madhe konsiderohet me shume te ardhme dhe jo me kot, Çelsi ka firmosur kontrate me te. Por kuptohet qe Brojes i duhen minuta dhe per kete arsye eshte huazuar tek Vitese ku e ka nisur mbare.