Java e 20-te e kampionatit kombetar te kategorise se dyte ka dhuruar nje sfide shume interesante qe do te zhvillohet ne Dimal, ajo ne mes Naftetarit vendas dhe Veleçikut. Koplikasit e kane vleresuar maksimalisht kete takim sepse duan ta fitojne dhe te ruajne vendin e dyte ne renditje.

Per ta pergatitur si duhet ate, skuadra ka udhetuar qe mbreme nga Kopliku dhe eshte sistemuar ne nje nga hotelet e Beratit per te qene gati per takimin qe do te startoje ne oren 15.00 te dites se sotme.

Trajneri Dritan Smajli ne nje prononcim per mediat perpara nisjes eshte shprehur: “E kemi vleresuar shume kundershtarin e rradhes per cilesite qe ka. Naftetari eshte nje ekip qe luan bukur futboll, veçanterisht ne fushen e tij.

Megjithate ne udhetojme per fitore. Duhet te kemi shume kujdes dhe te luajme sikurse luajtem nje jave me pare ndaj Ilirise sepse vetem ne kete menyre mund te dalim me tre pike nga kjo ndeshje”.

Kuptojme qe perpara ndeshjeve te kesaj jave, Veleçiku mban vendin e dyte ne renditje dhe si rrjedhoje do te kerkoje ta ruaje ate deri ne fund. E per kete arsye, i duhet nje fitore sot ne transferte ndaj Naftetarit./SHKODRA-SPORT.COM/