Vllaznia do të duelojë me Teutën në kuadër të javës së 33-të të kampionatit shqiptyarë, sfidë që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 15:30. Një takim shumë i rëndësishëm për shkodranët të cilët kërkojnë vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që të dërgon në Europë.

Egnatia dhe Tirana janë dy finalistet e Kupës së Shqipërisë dhe cilado që do të arrijë të fitojë këtë trofe bën që vendi i 4-të të shkojë në Europë.

Si rrogozhinasit ashtu dhe kryeqytetasit janë të pozicionuar në 3 vendet e para në kampionat dhe në të tilla kushte vendi i 4-të bëhet ei “lakmuar”

Pikërisht për këtë pozicion kuqeblutë duhet të kërkojnë rikthimin te fitorja për të mos rrezikuar më shumë në objetivin e tyre. Goce Sedlovski pavarësisht mungesave që ka në mbrojtje përsëri duhet të sigurojë 3 pikët, në të kundërt mund të “lajë” duart me Europën./newsport/