Nje gol i futbollistit Aldo Medha i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U17 per te fituar ndaj Akademise se Futbollit me rezultatin 1-0 ne takimin e vlefshem per javen e dyte te kampionatit te kesaj grupmoshe.

Ndeshja eshte luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive ‘Reshit Rusi’ dhe te pranishem per ta ndjekur kete ndeshje kane qene edhe te gjithe drejtuesit e klubit Vllaznia.

Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijura, eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0. Ne te dyten, shkodranet e shtuan presionin duke krijuar edhe disa raste shenimi. Duhet te vinte minuta e 71-te, kur Medha godet bukur me koke duke derguar topin ne rrjete. Akademia u perpoq te barazonte, por ne 2-3 raste te krijuara, lojtaret e saj u ndalen nga portieri Gerbeti.

Ne kete menyre, i gjithe takimi mbyllet me fitoren 1-0 te Vllaznise U17, e cila siguron 3 piket e para ne kampionat. /SHKODRASPORT.COM/