Verder Bremen ka luajtur sot ndeshjen e parë të “Play-Out” kundër Heidenheim. Rashica me shokë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën kundërshtare, duke e lënë gjithçka të hapur në ndeshjen e ardhshme. Kanë qenë miqtë, që kanë gjetur rrjetën të parët, duke festuar pas autogolit të Theuerkauf në minutën e tretë.

Pjesa e parë pa shumë dominuese Verder Bremen, pa arritur të gjejë një gol tjetër, që do ishte shumë i rëndësishëm për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman. Pjesën e dyte Heidenheim është kthyer më konkurruese dhe ka mundur të krijojë disa raste. Mundi i tyre është shpërblyer në minutën e 85-të, ku ka qenë Kleindienst, që ka barazuar gjithçka.

Verder Bremen nuk pëson shok nga goli, por vazhdon të luajë me ritëm më të lartë për të gjetur rrjetën e dytë. Bardhejeshilët kanë luftuar për të dalë të fituar nga kjo ndeshje dhe kanë mundur të gjejnë golin e avantazhit në minutën e pestë shtesë Augustinson. Por kjo nuk do të thotë se do të triumfonin, pasi Heidenheim ka mundur të shënojë sërish në minutën e fundit shtesë, me ndihmën e një penalltie të ekzekutuar nga Kleindienst, që plotësoi dopietën në këtë ndeshje dhe fiksoi shifrat në 2-2.

Në këtë ndeshje Milot Rashica luajti titullar dhe trajneri vendosi ta zëvendësojë në minutën e 80 të ndeshjes. Ndeshje mesatare për sulmuesin e Kosovës, që e preku topin 38 herë dhe dha 12 pasime me skatësi 63.2%. Rashica dribloi tre herë dhe goditi dy herë portën, ndërkohë që gjuajtjet e tij u bllokuan tre herë nga kundërshtarët. /vipsport/