Teuta konfirmohet skuadra më në formë e Superiores në këtë moment dhe duke marrë suksesin e katërt radhazi në kampionat, ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt objektivit të pjesëmarrjes në Europë në edicionin e ardhshëm.

Ekipi durrsak mundi sot 1-0 Skënderbeun në një ndeshje ku në pjesën e parë ishte dominuese në fushën e lojës duke krijuar raste të shumta, goditur dy herë traversën e prodhuar lojë ofensive. Vetëm mrekullitë e Koliçit mbajtën në lojë skuadrën e Dajës që u përpoq të reagonte, por e kishte të vështirë përballë ritmit të lartë të ekipit vendas.

Koliçi u dorëzua vetëm në fillimin e pjesës së dytë të duelit, kur një gol i të zakonshmit Kallaku i dha avantazhin durrsakëve të cilët më pas administruan me qetësi duke marrë tre pikë që kanë shumë vlerë në luftën e tyre për të ruajtur vendien e tretë që në çon në Ligën e Europës.

Teuta-Skënderbeu 1-0
56′ Kallaku