Kanë kaluar 5 vite që kur Barcelona ngriti lart trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të fundit, dhe për ta bërë sërish këtë në Lisbon Leo Mesit do i duhet të bashkëpunojë me skuadrën më të vjetër të ngelur në kompeticion. Mosha mesatare e Barcelonës është 29.6 vjeç, ndërsa në Berlin kur fituan Championsin për herë të fundit ishte 26.6 vjeç.

FC Schalke 04 vs Manchester City
Miliona janë shpenzuar nga drejtuesit e Barcelonës për të blerë lojtarë si Kutinjo dhe Dembele të cilët kanë rezultuar një dështim, ndërsa së fundmi bënë pjesë të shkëmbimit Arturin për Pjaniçin me boshnjakun që është 30 vjeç. Semedo, Lenglet dhe De Jong janë të vetmit lojtarë të rinj tek katalanasit por edhe ato po hasin vështirësi për të bërë diferencën në ekip. Pas Barcelonës për moshën mesatare më të madhe në skuadër ndjekin Mançester Siti me 28.4 vjeç dhe PSG me 28.1 vjeç. Ekipi më i ri që ka ngelur në Champions është Lajpcig me një moshë mesatare prej 24.6 vjeç.

Mosha mesatare e ekipeve të mbetura ende në garë në Champions:

Barcelona (29.6 vjeç)
Mançester Siti (28.4 vjeç)
PSG (28.1 vjeç)
Bajern Mynih (27.3 vjeç)
Atletiko Madrid (26.4 vjeç)
Lion (25.4 vjeç)
Atalanta (25.3 vjeç)
Lajpcig (24.6 vjeç)