Pasditen e se premtes do te nise ne Vlore kampionati kombetar i boksit per te rritur, me pjesmarrjen e boksiereve me te mire te te gjithe ekipeve te vendit, nder te cilet kuptohet edhe ato te Vllaznise.

Pjese e formacionit te saj padyshim qe eshte edhe boksieri Arjon Kajoshi. Ai nuk e ka nderprere per asnje moment stervitjen qe nga fillimi i vitit, por prej dy muajsh e ka rritur dozen e ngarkesave stervitore dhe duket ne formen e duhur per marrjen pjese ne evenimentin me te rendesishem kombetar te ketij sporti.

Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, ai do te shprehej: “Jemi pergatitur intensivisht per kete kampionat prej disa kohesh dhe mendoj se jam ne formen time me te mire sportive. I ka kushtuar shume rendesi ketij kampionati dhe shpresoj ta konkretizoj me sukses.

Une do te konkurroj ne peshen time, ate 75 kg dhe padyshim qe do te synoj te mbroj titullin kampion qe kam fituar edhe vitin e kaluar. Kuptohet qe eshte nje peshe qe ka konkurrence te forte, por jam i pergatitur per t’ia dale me sukses.

Sa i takon ekipit te Vllaznise, mendoj se ne do te bejme maksimumin per te fituar titullin kampion. Kemi disa probleme demtimesh, megjithate ne qe do te zbresim ne ring, do te bejme me te miren per te sjelle titullin kampion serish ne Shkoder”.

Te plote prononcimin e Arjon Kajoshit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: