Kristiano Ronaldo në disa raste ka qenë i akuzuar se në fushën e blertë tregohet arrogant ndaj kundërshtarëve. Ndoshta, në ndonjë moment edhe mund ta ketë tepruar, megjithatë në sjelljen e tij jashtë fushës së gjelbër e ka treguar se është një person i dhembshur dhe human.
Gjesti i fundit e tregon këtë më së mirë. CR7 është idhulli i shumë njerëzve, ndërsa një foto me luzitanin apo një takim me të e ëndërrojnë të gjithë. Por, fatlumi ka qenë një djalosh i vogël, i cili mbi të gjitha kishte edhe një problem shëndetsor.
Teksa, Kombëtarja portugeze po lëvizte me autobus, Ronaldo ka vënë re se një fëmijë ishte jashtë me një pankartë në duar ku i kërkonte një përqafim.
Sigurisht, Ronaldo nuk ka nguruar të takojë fëmijën e vogël teksa e mori në autobus ku i dhuroi përqafimin, duke i plotësuar dëshirën e tij më të madhe. Një gjest për t’u respektuar dhe vlerësuar nga ylli 34-vjeçar./VipSport/