Kane kaluar shtate vjet nga ajo ndeshje dhe nuk besojme se ka shqiptare qe nuk e mban ne mend supergolin e sulmuesit shkodran Hamdi Salihi ne ndeshjen Norvegji- Shqiperi, gol me te cilin i dha fitoren kombetares tone.

Ndonese jo aq i rendesishem ne vlere, duhet thene se dje ne Shkoder eshte shenuar nje gol i ngjashem me ate te Salihit.

Eshte shenuar nga nje tjeter futbollist shkodran, pikerisht Eraldo Deda ne ndeshjen mes ekipeve te 21 vjeçareve te Vllaznise dhe Kastriotit, raporton shkodrasport.com.

Ka qene minuta e 12-te e ndeshjes kur kuqeblute kane fituar nje goditje denimi ne krahun e majte te sulmit te tyre dhe topi nuk eshte krosuar dhe as gjuajtur drejt portes, por i eshte pasuar Dedes qe ka ardhur nga pas dhe me te majten e tij ka gjuajtur sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Gezimi i tilj ka qene i ligjshmem sepse ka konkretizuar punen e bere me trajnerin Hasani dhe shoket e tjere te ekipit ne stervitje dhe per me teper, ka “kopjuar” nje emer te madh si Hamdi Salihi. Per me teper ndiqni videon e meposhtme te ketij goli: