Goli i shenuar dje ne minuten e 20-te me koke, i hapi rruge fitores se Vllaznise ne sfiden “klasike” ndaj Tiranes duke marre ne kete menyre rezultatin e 11-te pozitiv rradhazi. Mbrojtesi kroat ne kete menyre shfaqet edhe njehere si protagonist ndonese ka patur edhe ai luhatjet e formes se tij.
Ne nje prononcim te dhene per mediat pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur per fitoren dhe per ecurine pozitive qe po tregon skuadra me rezultatet e saj, nderkohe qe nuk ka ngurruar te vleresoje edhe shoket e ekipit per performancen e tyre.
“Kemi lojtarë të mirë dhe kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pjesa e parë ka qenë shumë e mirë për ne dhe mund të them se ka qenë një nga ndeshjet më të mira tonat. Bëmë dy gola, një unë dhe një Bekimi, Gruda nga ana tjetër është një nga lojtarët më heronj të kësaj Vllaznia në takimet e fundit e po ashtu edhe Alivoda ka ndikuar me përformancën e tij që ne të jemi këtu.
Normalisht që kjo është ndeshja më e mirë për mua pasi kam arritur që të shënoj edhe ndaj Tiranës, por dua të them se kjo është ndeshja më mirë e jona në këtë sezon. Mendoj se justifikuam edhe atë që kishte organizuar tifozët tanë për këtë takim. Mendoj se edhe të mërkurën për Kupë do të kërkojmë që të kualifikohemi dhe të vijojmë serinë e rezultateve pozitive.
Ajo që ka ndryshuar tek Vllaznia është se kemi bërë një grup që afro 12 apo 13 lojtarë janë stabël; dhe për më tej edhe formacioni është stabël. Mendoj se ne si mbrojtje po funksionojmë shumë mirë. Kemi një stabilitet ashtu si gjithë ekipi. Me Hakajn, Smajlin e Stojanoviç po merremi vesh shumë mirë, pa përjashtuar lojtarët e tjerë. Krymi, Boshnjaku, Mala por edhe Balaj me Grudën dhe të tjerët që po shënojnë, po tregojnë se po funksionojmë si grup”./www.shkodrasport.com/