Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri i saj brazilian Sylvinho, festoi të henen kualifikimin per në Kampionatin Evropian të futbollit vitin e ardhshëm, pas lojës me Ishujt Faroe, ndeshje që përfundoi në barazim 1-1.

Tifozët e flaktë të Kombëtares së Shqipërisë “Plisat” nderkohe kanë festuar në Prishtinë. Ata nuk ishin prezent në stadium “Air Albania” për shkak të disa keqkuptimeve me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Por ky grupim nuk mund ta linte pa e festuar kete sukses te kombetares kuqezi. Per rrjedhoje “Plisat” kamë publikuar një video nga festa e organizuar në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Shqipëria u kualifikua si e para në Grupin E, duke lënë pas Republikën Çeke dhe duke siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024” për herë të dytë në historinë e futbollit shqiptar, pas kampionatit të 2016-ës.