Vllaznia do te luaje neser ne Tirane ndaj Partizanit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe sigurisht qe synimi i saj eshte per te tentuar marrjen e nje tjeter fitoreje, pavaresisht se do te luaje me skuadren kampione ne fuqi te vendit.

Ne rradhet e ekipit shkodran ka besim se mund t’ia dalin te marrin nje fitore. Kjo gje eshte shprehur edhe nga disa prej pjestareve te tij, ne nje konference per shtyp te dhene ne ambjentet e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”.

Për volejbollisten titullare të skuadrës kuqeblu Lorena Picaku, rikthimi tek Vllaznia, pas një përvoje me skuadrat e tjera të volejbollit shqiptar, ka shkuar në mënyrën më të mirë në përshtatjen me skuadrën.

“Ndjehem shume mire sepse te Vllaznia ka nje gershetim te lojtareve me pervoje me disa lojtare te reja te talentuar dhe fale punes se shkelqyer qe kemi bere ne stervitje, do te tentojme suksesin kete sezon.

Jemi te vendosur per te kerkuar fitoren edhe neser ndaj Partizanit, ndonese kemi te bejme me nje kundershtar i cili eshte kampion ne fuqi i vendit dhe padyshim qe deshiron te jete serish ne nivele te larta”- ka thene nder te tjera Picaku.

Te plote prononcimin e saj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: