Vllaznia U21 ka mundur sot edhe Partizanin dhe vazhdon garen e saj per te qene ajo kampionia e ketij sezoni. Ne fakt, do t’i duhet edhe jo pak sakrifica deri ne fund per te ngushtuar ate diference prej 2 pikesh qe ka me Bylisin kryesues, megjithate jane edhe shume ndeshje perpara.

Pasditen e sotme kuqeblute 21 vjeçare fituan 1-0 ndaj Partizanit me golin e shenuar nga mbrojtesi Flori Spahija. Duke folur pas kesaj ndeshjes, trajneri Elvis Plori per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Kjo ishte fitorja jone e gjashte rradhazi dhe me vjen jashtezakonisht mire qe skuadra po funksionon ne menyren e duhur dhe keto rezultate u japin shprese edhe ketyre djemve. Tashme mbaroi faza e dyte dhe presim shortin e fazes se trete. Jemi vetem dy pike larg skuadres se vendit te pare.

Mua ne rradhe te pare me vjen mire kur i shoh djemte qe une stervis te rriten çdo dite, eshte nje rritje graduale dhe ato po e tregojne kete gje nga ndeshja ne ndeshje. Mendoj se ne garen per titull do jemi vetem ne dhe Bylis pasi Dinamo dhe Partizani kane mbetur disi larg.

Tashme çdo gje do te jete ne doren tone dhe shpresoj shume qe skuadra te funksionoje ashtu siç ka funksionuar ne keto gjashte ndeshjet e fundit dhe ta synojme deri ne fund titullin kampion”.

Protagonisti i suksesit te sotem ka qene 19 vjeçari i ardhur nga ekipi i pare, Flori Spahija i cili prej disa ndeshjesh po rezulton deçisiv edhe per ekipin Vllaznia U21. I pyetur ne lidhje me kete lojtar, trajneri Plori eshte shprehur: “Ky ishte goli i trete qe Spahija shenon me ekipin tone. Pavaresisht se eshte nje lojtar qe luan si mbrojtes qendre dhe i majte, ai gjendet shpesh ne zonen kundershtare dhe madje edhe shenon.

Une mendoj se eshte nje djale qe ka nje te ardhme te mire dhe jo me kot eshte pjese e ekipit te pare. Ai per momentin po merr minuta te plota tek ekipi U21 dhe shpresoj qe ne te ardhmen ta beje kete gje edhe tek skuadra e pare”./SHKODRA-SPORT.COM/