Ne dy ndeshjet e fundit, Vllaznia futsall ka arritur te marre dy fitore rradhazi dhe si rrjedhoje eshte ngjitur ne vendin e dyte te renditjes, te cilin do te kerkoje ta mbaje deri ne fund sepse ky eshte objektivi i saj.

Ne ndeshjen e mbremshme ndaj Partizanit, ka spikatur edhe futbollisti Saimir Hyseni i cili madje ka shenuar edhe tre gola duke kontribuar ne fitoren e Vllaznise me rezultatin e thelle 15-9.

Vete Hyseni ne nje prononcim te dhene per mediat pas perfundimit te ketij takimi eshte shprehur: “Për mua është viti i dytë dhe jam i kënaqur që po ndihmoj ekipin me shënimin e golave dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të sjellim në Shkodër titullin kampion që mezi po e presim.

Për këtë vit pse jo të kapim vendin e dytë, të luajmë në Kupa të Europës dhe ta mbyllim ashtu si e meriton Vllaznia”. Te plote prononcimin e futbollistit Saimir Hyseni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: