6 vite ne krye te Vllaznise dhe 12 trofe te fituar, padyshim qe e bejne ate te jete ndoshta trajneri me i suksesshem ne futbollin shqiptar. Pa permendur ketu edhe kalimin dy here ne keto tre vitet e fundit ne 32 skuadrat me te mira te Europes.

Nikolin Leka ne krye te ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise behet gati per nje sezon te ri qe do te startoje kete fundjave dhe padyshim qe objektivi do te jete fitorja e trofeve te rradhes.

“Vllaznia eshte ekip i veçante, per vete menyren si eshte ndertuar, per vete menyren si funksionon dhe si rrjedhoje padyshim qe sukseset e tij do te vazhdojne. Presidenti Matija nuk ia le asgje rastesise dhe prandaj jemi ketu ku jemi sot”.

I pyetur nderkohe se çfare do te thote per te, te jesh ne krye te Vllaznise per nje kohe kaq te gjate, trajneri Leka do te pergjigjej:

“Te punoj per Vllaznine kuptohet qe eshte nje privilegj i madh per mua. Jam munduar te bej gjithmone me te miren, te punoj me ndershmeri dhe me siguri qe keto gjera kane bere qe presidenti Matija te me besoje drejtimin e skuadres per nje kohe kaq te gjate”.

Intervisten e plote me trajnerin e ekipit shkodran Nikolin Leka dhene per kanalin e Shkodra Sport ne youtube, mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: