Vllaznia barazoi 1-1 ndaj Partizanit me ate gol te shenuar nga braziliani Da Silva, por ky lojtar u largua nga fusha e lojes pa mbaruar ende pjesa e pare e asaj ndeshje per shkak demtimi.

Kuptohet qe ne media ka patur edhe diskutime ne lidhje me nje pakenaqesi te ketij lojtari ndaj stafit teknik per zevendesimin e bere sepse deshironte te qendronte me shume ne fushe, por duket se situata e mevonshme u ka dhene te drejte atyre.

Viktor da Silva ka qenë mungesa e vetme në seancën e djeshme të Vllaznisë. Edhe pse dëmtimi që pësoi ndaj Partizanit pas ndërhyrjes së Alban Hoxhës u konsiderua joshqetësues nga stafi mjekësor braziliani ka kërkuar që të mos stërvitet në seancën e parë antiSkënderbeu.

“Panorama Sport” zbulon se lojtari ka pasur një diskutim me stafin, duke i komunikuar se i nevojitet pushim. Nga ana tjetër, mësohet se Brdariç i ka kërkuar brazilianit që në mungesë të përgatitjes me grupin të bëjë terapi.

Dhe kështu ka ndodhur, Da Silva ka qenë dje në mbikëqyrjen e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja. Kujtojmë që lojtari nuk e priti mirë zëvendësimin ndaj Partizanit, duke i kërkuar llogari Brdariçit. Tani mbetet për t’u parë nëse do të luajë në Korçë.