Myrto Uzuni është kthyer në një nga liderët e sulmit të skuadrës së Lokomotiv Zagrebit në Kroaci, ku po shënon me rregullsi edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit kroat dhe ka pasur pak kohë për t’u përshtatur.

Sot, në takimin ndaj Osijek, ai ka shënuar golin e tij të tretë në këtë sezon në kampionat, në 9 ndeshje të luajtura.

Kjo e sotmja nuk ishte një ndeshje dosido, pasi Lokomotiv Zagreb luan përballë Osijek, një prej ekipeve që synon t’i rrëmbejë vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Osijek kaloi i pari në avantazh, por në fundin e pjesës së parë, Uzuni tregoi aftësitë e tij para portës kur me një prekje të shkëlqyer kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe barazoi shifrat për Lokomotiv Zagreb në 1-1. /vipsport/