Pavaresisht perpjekjeve Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia ka dale te marre edhe fitoren e dyte ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo eshte mundur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 73-90.

Shkodranet kane rezistuar vetem 30 minuta ne fushen e lojes sepse me pas ishin durrsaket ata qe moren frenat e lojes ne dore dhe si rrjedhoje moren nje fitore mese te merituar.

Dy periodat e para kane patur shume rivalitet dhe Vllaznia beri nje paraqitje shume te mire ne fushen e lojes duke e dominuar kundershtarin. Ne perioden e trete Teuta arriti te rikuperonte dhe rezultati ishte i barabarte deri ne fund, por ne sekondat e fundit nje trepikesh i Goreas i dha fitoren miqve me shifrat 67-63.

U mendua se 10 minuteshi i fundit do te sillte serish nje loje te mire te kuqebluve por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje pas disa gabimeve te njepasnjeshne, epersia e Teutes erdhi duke u rritur derisa e mbylli ndeshjen me nje avantazh prej 17 pikesh ne shifrat 73-90.

Me kete fitore, skuadra e trajnerit Lazimi e mbyll gjysmen e pare te kampionatit ne krye te renditjes, nderkohe qe Vllaznia me vetem nje fitore ne 10 ndeshje, eshte serish e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/