Nejmar është vetëm një gol larg historisë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe për të lënë pas legjendën Pele.

Gjithsesi duket se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, pasi sulmuesi ndoshta ‘njoftoi’ dorëheqjen e tij nga kombëtarja pas disfatës me Kroacinë në penallti.

Në një intervistë pas sfidës, Nejmar u shpreh: “Të them të drejtën nuk e di. Të flas tani besoj se do të jetë diçka e keqe, pasi jemi ende në një moment të nxehtë. Ndoshta nuk po veproj mirë”.