Pas vendimit te Keshillit Bashkiak, per moshapjen e rruges se shumepritur per licensimin e Vllaznise per te marre pjese ne Kupat e Europes, ku behej fjale per nje shlyerje pagese prej 820 milione lekesh te vjetra ne Drejtorine e Tatimeve, si shume qytetare shkodrane e tifoze te Vllaznise nga Vermoshi ne Velipoje, edhe une qe e kam ndjekur prej gjysme shekulli ekipin e zemres, duke komentuar, shkruar e pse jo kritikuar, dhashe nje opinion ne “Shkodra Sport”.

Edhe pse larg qytetit tim, ketu ne Firenze te Italise, I ndjek me shume dashamiresi zhvillimet e fundit ne ringritjen e Vllaznise, ne objektivin e saj per te kurorezuar me sukses  kampionatin kombetar e Kupen e Shqiperise dhe per vendimin e Keshillit Bashkiak qe ne Shkoder kishte zbeh entuziasmin e dashamireseve te klubit kuq e blu dhash nje opinion.

Opinioni “Vllaznia ka ndier shume poshtrime ne kurrizin e saj…”, qe nuk kishte qellim te ofendonte 33 bashkiaket per vendimin e tyre kunder pjesmarrjes ne Europe, ( pra sa larg Europes), por per t’i kujtuar shkodraneve qe kjo Vllazni ka ndier shume poshterime gjate diktatures komuniste.

Dhe tash ne kete trazicion te demokracise mendoja se Keshilli Bashkiak do te gjente nje formule zgjidhje pa ulur kartonat ne favor te Vllaznise se tyre.

Çuditerisht ndjeva nje keqardhje nga reagimet e disa anetareve prej se majtes shkodrane se isha I gabuar qe Vllaznia ishte poshteruar si ne vitet e diktatures komuniste. Ndoshta informimi im nuk ka qene I plote per akuzat e 33 bashkiakeve, ne fushen financiare, se jane bere abuzime me parat e taksapagueseve (edhe une jam nje taksapagues, edhe pse jetoj larg Shkodres), por kam menduar se gjetja e nje gjuhe mirekuptimi pa kaluar ne ekstrem, per t’i hequr qytetareve shkodrane te vetmin argetim e entuziasem qe ka afruar Vllaznia e gjermanit Brdariç.

Te gjthe ato qe neper mjet facebook-ut apo sms-ve qe me terheqin vemendjen se opinioni im ishte I gabuar, une I njoh prej vitesh, ish-sportiste me emer, dashamires pa kufi ndaj faneles Kuq e blu dhe nuk mbetem I ofenduar se une “nuk e njoh realitetin…”, por te mburresh se ne vitet e diktatures komuniste kjo Vllazni ka fituar 12 trofe kombetare dhe ne demokraci vetem tre trofe, bile nje ne kategorine e dyte, u ndjeva I trishtuar.

Ne historine e saj 102 vjeçare kjo Vllazni nuk ka luajtur per ngjyra partish, por vetem per nje ngjyre, ate te divizes se saj.

Edhe kur Partia Komuniste desht me e perça tifozerine shkodrane me Dinamon e Shkodres, futbollistet e Punes (Vllaznia) e Dinamos ishin vellezer ne fushe e jashte saj.\

Prandaj 12  trofete plus 3 te tjera, jane vetem djersa, sakrifica, gezimi e hidherimi I futbollisteve shkodrane e tifozerise se saj.

Tashti ate qe nuk e bene 33 burra shkodrane, nga te cilet mund te njoh jo shume se dy-tre veta, e bene nje grua shkodrane e ushqyer me gjak Vllaznie, nga I ati I saj legjenda e basketbollit shkodran Vehbi Ademi, pra Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe nje burre shkodran me emrin Alban Xhaferi si sponsor I perkushtuem I Vllaznise, me te cilet nuk jam takuar asnjehere, por I pergezoj per angazhimin e tyre sublim per t’i kethyer Shkodres lavdine europiane. Po dhe bashkpunimin me Alba Photo e FSHF. Besoj se 33 Bashkiaket nuk ndjehen te tradhetuar.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 29.03.2021