Ka festuar 77 vjetorin e lindjes bashke me miqte e tij, por me se shumti me ata qe i ka rritur ne palestren e boksit, kampionet qe ka nxjerre me duart e tij. Zef Gjoni sot eshte pare te jete tejet i emocionuar ne dreken e ditelindjes qe i kane shtruar ish- sportistet e tij.

Ne fakt, trajnerit aktual te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare nuk i pelqen t’ia permendim moshen aktuale dhe si rrjedhoje ka deshire te thote se eshte 57 vjeç dhe ka ende shume per te dhene.

I pyetur per momentet me te mira te karrieres se deritanishme, Zef Gjoni nuk ka deshire ta beje tani bilancin e arritjeve, por atehere kur te mos kete me force per drejtuar keta sportiste ne palester.

“Edhe per nja 10 apo 15 vjet ketu do jem, gjithnje ne palester dhe prane ringut. Pas ketyre viteve pastaj do te kemi kohe te bejme nje bilanc te arritjeve qe kam patur gjate karrieres time”- eshte shprehur trajneri shkodran.

Te plote prononcimin e Zef Gjonit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: