Edhe kur skuadra stërvitet, në stadiumin e Partizanit vijojnë punimet, sepse ka ende shumë punë për të përfunduar projektin.

Aktualisht punimet janë përqendruar në parkingun e stadiumit dhe rrethimin e tij.

Mjete të rënda pune po punojnë gjatë gjithë ditës për të niveluar pjesën e parkingut dhe për ta shtruar më pas me asfalt. Kjo do të shmangte baltën që krijohet prej reshjeve, një siklet jo i vogël.

Ajo që vihet re është se klubi është përqendruar në rregullimin dhe rrethimin e vetëm hyrjes lindore të stadiumit.

Kjo për shkak se në hyrjen tjetër aktualisht nuk ka leje për të punuar për shkak se duhet të bëhen shembje të godinave të vjetra.

Një fakt, interesante është se që kur është ndërtuar fusha, fëmijë të vegjël të lagjes përreth, u shpëtojnë rojeve dhe luajnë në fushën e kompleksit.