Ashtu siç ishte paralajmeruara, paraditen e sotme ka nisur punen per sezonin e ri edhe Vllaznia U21. Nen drejtimin e trajnerit Vioresin Sinani, te pranishem ne kete seance te pare kane qene rreth 20 futbolliste.

Nje numer i konsiderueshem, duke pase parasysh edhe fakti qe shume prej futbollisteve jane ende me pushime, megjithate drejtuesit e klubit kane vendosur qe puna te nise heret.

Kuptohet qe do te jete stafi teknik ai qe do te vendose per numrin seancave qe do te zhvilloje gjate kesaj periudhe, por e rendesishme eshte qe puna ka nisur, stafi eshte percaktuar dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume e rendesishme.

Ashtu siç eshte e ditur edhe me perpara, me emerimin e Sinanit ne krye te ketij ekipi, eshte kerkuar te rritet vemendja ndaj elementit qe do te jete pjese e tij, ashtu siç ndodhi se fundi, kur 3-4 elemente te tij tashme i jane bashkuar ekipit te pare./SHKODRA-SPORT.COM/