Philippe Coutinho po transferohet te Bayern Munich.

Vjen konfirmimi edhe nga skuadra e Barcelonës që zbulon arritjen e një marrëveshje mes dy klubeve në formën e huazimit.

“Mund të konfirmoj se ka një akord për huazimin e Coutinhos në FC Bayern”, tha Guillermo Amor, raportojnë AS e El Chiringuito.

Mesfushori brazilian, nuk është prezent as në stolin rezervë për ndeshjen hapëse të La Ligas që Barcelona luan në transfertë kundër Athletic Bilbaos.