Vllaznia do te luaje te dielen ne Laç ndaj skuadres vendase dhe nderkohe ne prag te saj, ka ardhur edhe pezullimi i numrit 1 te klubit laçian, Pashk Laska. Ne mbledhjen e tij te djeshme ai ka vendosur qe ta pezulloje me 5 ndeshje ku nuk do te lejohet hyrja e tij ne stadiume. Ja vendimi i i Disiplines:

“Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”.

Denimi i presidentit laçian mesa duket ka ardhur per ndonje reagim te tepruar te tij ne fundin e ndeshjes ndaj Teutes, pikerisht pas akordimit nga ana e arbitrave te nje 11-metershi ne favor te Teutes ne minutat shtese, çka solli edhe rezultatin e barabarte 1-1.

Ne kete menyre Laska jo vetem qe nuk do te lejohet te jete ne tribune, por sipas rregullave ai nuk duhet te jete as ne stadium ne ndeshjen me Vllaznine dhe kater te tjera pas saj./SHKODRA-SPORT.COM/