Kastrioti nuk shkoi më shumë se distfata 1-0 në Shkodër përballë Vllaznisë në javën e pestë të superiores. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, nuk e fshehu pakënaqësinë për arbitrimin në këtë ndeshje dhe u shpreh se Vllaznia bërui një lojë “qesharake”, me vonesat.

“Sikur të flasim për 89 minuta, ndeshja sot me gjithë shtesat, çfarë mund të themi? As si të përgjumur nuk e nisëm. Pastaj çdo gjë foli për ne. Rastet menaxhimi, çdo gjë. ka dhe ndeshje të tilla që pëson një gol pa filluar ndeshja dhe përfundon aq. Nëse deri vjet ose parvjet ishte Kastrioti që vononte lojën, sot ishte Vllaznia që rri shtrirë vonon lojën, deri diku ishin dhe qesharake, hedhjet e portierit mbrojtësve. Jam shumë i pakënaqur nga arbitrimi në këto pesë javë. Nuk ka qenë themelorë, sepse nuk e kemi lënë ne. Por janë ato gjërat e vogla që ata japin, në atë lojën e mesfushës, që e mbajnë me dy standarde dhe ne humbasim më shumë energji

Isha shumë i irrituar, sepse dha dy faulle të lehta pas minutës 90 dhe e ndihmoi skuadrën kundërshtar për të menaxhuar lojën. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme. Futbolli deri ku është jetik. Duhet të vendoseshe një arbitër që mund ta menaxhonte më mirë ndeshjen. Arbitra në fjalë është shumë e zonja, por që do kohën e vetë. Është shumë shpejtë. Kam dhe eksperiencën si futbollist.

Patjetër që duhet ta inkurajojmë. Por përse duhet të jem unë eksperimenti? Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne vijmë këtu për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk po ja lë arbitres. Ishte thjesht një moment përgjumjeje. Kundërshtari pati durimin për ta ruajtur rezultatin. Po them që futbolli është jetik. Nuk duartrokitet njeri se humbe. Këtu po humbe shkarkohesh. Le të luash mirë, në fund flasin pikët. Ekipi hy në presion dhe në fund na prishen punët.

Shkarkimi erdhi si fjalë sepse bëhet lajm. Nuk e mbaj fare mendjen te shkarkimi.

Me Edonin japim shumë më shumë cilësi. Pjesa e golit është diçka që duhet zgjidhur. Dy mesfushorët e krahëve kanë pasur problemet e veta. Edhe lojtarët që mund t’i përdorim për t’i dhënë freski linjave të krahëve, kanë çuditërisht probleme që të dy. Çështja e golit është problem në të gjithë botën. Sulmuesi që kemi marrë nga Brazili u bë një muaj në Shqipëri dhe mendoj se është koha e mjaftueshme dhe mendoj se në të ardhmen do të pres më shumë”, u shpreh Çela.