Nga dita e nesërme, Vllaznia do të rinisë përgatitjet për kampionatin. Gjatë këtyre ditëve, më konkretisht deri të premten, shkodranët do të zhvillojnë disa seanca stërvitore në fushën sportive të Golemit, në kompleksin “Hasaj”.
Më pas, drejtuesit e klubit Vllaznia do të shikojnë mundësinë që ta zhvendosin skuadrën në një mjedis më të freskët, për të cilin është zgjedhur Pogradeci.
Skuadra mendohet të sistemohet për rreth një javë apo dhjetë ditë në Pogradec, ku do të zhvillojë edhe një mini-fazë përgatitore në prag të fillimit të kampionatit.
Kjo periudhë do të gërshëtohet edhe me ndeshje miqësore me skuadrat e tjera të kampionatit, të cilat janë të grumbulluara në Pogradec dhe në Korçë.
Deri në startin e kampionatit të ri, Abissnet Superiore, që starton me 20-gusht, janë në dispozicion për t’u konsumuar afërsisht tre javë përgatitje për ndeshjen e parë ndaj Erzenit.
Maringlen ZHIVANI