Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat duke i forcuar edhe me shume pozitat ne krye te renditjes te kampionatit kombetar. Mesditen e sotme ajo ka luajtur ne Lushnje ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin e thelle 10-0 ndaj saj.

Ka qene sulmuesja Fortesa Berisha e cila ka shenuar golin e pare ne minuten e 11-te dhe me pas po kjo futbolliste do te shenonte edhe te dytin ne minuten e 30-te. Nderkohe mbrojtesja Arbiona Bajraktari i eshte gezuar jo vetem rikthimit ne fushen e lojes pas shume kohesh, por tashme edhe duke shenuar gol.

Ajo ka shenuar te tretin ndaj Lushnjes, nderkohe qe para fundit te pjeses se pare do te ishte sulmuesja Klaudia Borci qe do te shenonte edhe golin e katert dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur me shifrat 4-0 per Vllaznia.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane shenuar edhe gjashte gola te tjere qe mbajne serish firmet e Arbiona Bajraktarit, Fortesa Berishes, dy gola te tjere te Klaudia Borcit dhe nga nje te Rrezona Ramadanit e Arlinda Kodres. Ne kete menyre Berisha dhe Borci plotesuan tregoleshat e tyre ne kete ndeshje.

Perfundimisht 10-0 per Vllaznine e cila me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve duke kryesuar e vetme renditjen pas javes se 13-te te kampionatit. Nderkohe Tirana e vendit te dyte eshte mundur edhe nga Partizani duke zbritur tashme ne vendin e trete me 6 pike me pak se shkodranet, ndersa ne te dytin eshte Apolonia e cila ka nje ndeshje me pak te luajtur./www.shkodrasport.com/